Marrëveshja e Përzhinës, Grupet e punës sërish në tavolinën e bisedimeve
Përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës....

Përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, sot sërish janë mbledhur te Klubi i deputetëve për të diskutuar dhe për t’i afruar qëndrimet e tyre politike për implementimin e pikave të mbetura nga Marrëveshja e Përzhinës.
Siç bëhet e ditur në kuadër të punimeve të sotme në grupet e punës, palët do të duhet të merren vesh për Ligjin për media si dhe për modelin e pastrimit të listës zgjedhore në KShZ.
Bisedimet po mbahen në nivel të përfaqësuesve të lartë partiak, por për një takim liderësh akoma është herët të flitet. Këto ishin edhe porositë e diplomatit gjerman, Johanes Hajndëll, i cili edhe gjatë ditës së sotme po qëndron për vizitë në Shkup.
Bisedimet mes partive politike u ndërprenë kah mesi i muajit qershor, për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta mes katër partive politike, si për rregullimin e mediave ashtu edhe për modelin e pastrimit të listës zgjedhore.
