Doracaku “Ndajmë bashkë dritë” për personat me pengesa në shikim
Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Shoqatën e të verbërve dhe Kompaninë “Rosh”...

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Shoqatën e të verbërve dhe Kompaninë “Rosh”, promovuan doracakun e parë për personat me pengesa në shikim “Ndajmë bashkë dritë”.
Në doracak janë të sqaruara nevojat, problemet dhe mënyrat se si të bashkëveprojnë personat me pengesa në shikim.
“Ky doracak paraqet formë më konkrete për nevojat e personave me pengesa në shikim, të integrohen në mënyrë të plotë për shkak të nevojës për publikimin e këtij doracaku”,- u tha nga Kryqi i Kuq.
“Doracaku është ndihmë e madhe për personat e verbër, sepse në të gjenden të gjitha nevojat e tyre, përfshihen të gjitha sferat e jetës shoqërore, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe nevojat e sigurisë për arsim cilësor, qasje në informata, kulturë, sport dhe nevoja tjera shoqërore që kanë anëtarët tanë”,- tha kryetari i Shoqatës së personave të verbër, Zharko Sellkovski.
“Falënderoj të gjithë donatorët që na përkrahin, por kjo nuk do të thotë që është mjaftueshëm kjo që është bërë deri më tani, duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të bëjnë përpjekje maksimale se si do t’i zgjidhin problemet e personave me pengesa në zhvillim në Maqedoni”,- u shpreh personi me pengesë në shikim, Goce Dimov.
Tek ne pjesë të mirë të qasjes nuk ka, ajo që tash u ndërtua në rikonstruimin e stacionit hekurudhor tashmë ka mbaruar, askush prej nesh nuk pret që të bëhen gjatë natës, por pritjet tona janë se ne duhet të klonime.
Drejtori i Projektit të USAID-it për fëmijët me pengesa në shikim thotë se kanë realizuar disa kontrata me partnerë të ndryshëm për t’u dalë në ndihmë personave me pengesa në shikim dhe personave të verbër, por megjithatë akoma ka nevojë për të bërë më tepër për këta persona.
“Deri më tani kemi bërë kontrollin e afër 5 mijë fëmijëve me pengesa në shikim dhe diku një përqindje, edhe pse ende nuk i kemi statistikat kredibile dhe të analizuara, statistikisht diku 10 për qind është përqindja e fëmijëve që dalin me ndonjë pengesë në shikim, apo t’u nevojitet referimi i mëtutjeshëm deri në oftamolog. Deri në marsin e ardhshëm planifikohet afër 10 mijë fëmijë të kontrollohen, dhe në vitin 2019 planifikohet 35 fëmijë të moshave parashkollore t’i kontrollojmë në oftamolog”,- theksoi drejtori i Projektit të USAID-it për fëmijët me pengesa në shikim, nga UEJL, Shpëtim Latifi.
Në kuadër të projektit të USAID-it janë hapur qendra burimore për fëmijët e verbër dhe me pengesa në shikim, si në Shkup, Tetovë në Veles, Manastir dhe në Shtip, thekson Shpëtim Latifi nga UEJL. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
