Shqipëri, amerikanët letër politikës për reformën

07.07.2016 16:36

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, i kërkon politikës shqiptare....

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, i kërkon politikës shqiptare të miratojë reformën për drejtësi, edhe pa konsensusin e opozitës.

Nëpërmjet një letre drejtuar deputetëve të parlamentit shqiptar, Lu thotë se kontrolli ndaj gjyqtarëve do të kthejë besimin tek gjyqësori për ta vendosur atë larg manipulimeve partiake.

Ambasadori Lu ka shtuar se, korrupsioni dhe ndikimi politik në drejtësi dobësojnë aleancën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka sqaruar pozicionimin e PD-së përballë amerikanëve.

Deputeti socialist, Erjon Braçe, tha se Partia Demokratike kërkon të përzërë nga procesi i kontrollit të gjyqtarëve ShBA-në dhe BE-në.

21 korriku është lënë nga amerikanët si afat i fundit i miratimit të reformës për drejtësi. Në të kundërt, sikurse paralajmëroi ambasadori, pritet të ketë pasoja për marrëdhëniet mes dy vendeve.