Kulturë
Shehapi: këtë vit financohen katër filma shqip
07.07.2016 17:00
Agjencia e filmit e Maqedonisë, këtë vit, nga 25 projekte të filmit do të përkrah financiarisht katër projekte të filmit shqip...

Këtë e bëri të ditur sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, sipas të cilit nga një projekt që u përkrah vitin e kaluar angazhimi ka dhënë rezultate konkrete, duke arritur për herë të parë të mbështetet edhe një film i interesit nacional.
“Angazhimet tona dhanë rezultat dhe ne për herë të parë kemi një film të interesit nacional, kategoria e parë numër një ku janë vetëm tre filma dhe një film është i autorit shqiptar “Ndoshta”, d.m.th. kjo është një arritje mjaft respektabile dhe kjo tregon se edhe në të ardhmen kur dalin filma cilësor, do të mbështeten dhe do të jenë në kategorinë e parë të interesit nacional”,- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi.
Mbështetje financiare këtë vit nga Agjencia e filmit kanë fituar projekti i regjisorit, Kastriot Abdyli, dhe Shtëpia e filmit "Dardania film" nga Shkupi, projekti në regji të Senat Abdylit dhe produksionit "Arnel Prodakshën", projekti "Liqeni" në regji të Bajram Bajramit dhe Fatos Lumanit në bashkëpunim me produksionin "Dea Prodakshën" dhe projekti i katërt i produkdionit "Oda", me filmin "Romeo dhe Xhulieta", në regji të Aleksandar Rusjakov.
GYLTENE SINANI
