Maqedoni
Këshilltarët e VMRO –DPMNE-së akuzojnë Arifin për mospërfillje të kërkesave
07.07.2016 17:13
Këshilltarët e VMRO-së në Komunën e Tetovës ka dy javë që bojkotojnë seancat e Këshillit të Komunës...

Por, sot ata janë dorëzuar, duke akuzuar udhëheqësin e komunës se nuk përfill kërkesat e tyre tani një kohë të gjatë, ata me këmbëngulësi kërkojnë post udhëheqës në çerdhet e qytetit dhe në ndërmarrjen Publike komunale.
“Komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Tetovë, në shumë raste ka apeluar deri tek ju zonja Arifi, deri tek shërbimet tuaja dhe Ndërmarrja Publike, por nuk gjetëm mirëkuptim për zgjidhjen e këtij problemi të mbeturinave që i tangon gjithë qytetarët e Tetovës. Shkaku i arsyeve të lartpërmendura, apelojmë deri tek zonja Teuta Arifi ta marrë shumë seriozisht këtë dalje tonën dhe të kapet për zgjidhjen e problemeve që kanë mbirë shkaku i punës joserioze nga ajo, në të kundërtën nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së nuk do ta fitojë përkrahjen për punën e Këshillit të Komunës së Tetovës”,- deklaroi këshilltari komunal i VMRO–DPMNE-së, Nenad Spasovski.
Ndërkohë, nga Komuna e Tetovës janë shprehur se çdo kush ka të drejtë të protestojë, qofshin ato edhe parti politike, por ne jemi duke punuar për një zgjidhje që gati 20 vjet nuk është bërë për të mirë të banorëve.
“Gjithë ata që protestojnë, qoftë parti politike apo prefekt, kanë pasur mundësi afër 20 vite për ta zgjidhur këtë problem dhe nuk e kanë zgjidhur, por kanë bërë lokacione andej këndej, ndërsa ne jemi fokusuar që ta bëjmë këtë zgjidhje, jam i sigurt se kjo zgjidhje do bëhet dhe jam krenar që do gjej një zgjidhje për Tetovës, që nuk është zgjidhur gati 20 vite”,- tha drejtori i NPK “Tetova” në Tetovë, Xhelal Ceka.
Drejtori i NPK-së “Tetova”, Xhelal Ceka, ka folur edhe për problemin e hedhjes së mbeturinave që ka kjo ndërmarrje pas bllokimeve të të njëjtave në Rusino të Gostivarit, por kjo zgjidhje do të jetë e afërt dhe ky problem do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
VISAR SADIKI
