Botë
Varshavë, nesër fillon Samiti i NATO-s
07.07.2016 17:36
Nesër në Varshavë fillon Samiti i NATO-s, i cili cilësohet si një ndër Samitet kyçe të shefave të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare...

Nesër në Varshavë fillon Samiti i NATO-s, i cili cilësohet si një ndër Samitet kyçe të shefave të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare, pas ndryshimeve tektonike të mbrojtjes dhe politikes në botë, që nga mbajtja e një takimi të tillë të fundit të nivelit të lartë në Uells para dy vitesh.
“Në mënyrë simbolike, Samiti zhvillohet në Varshavë, me çka jepet mesazh i qartë për pozitën vendeve të Europës lindore në raport me Rusinë, e cila politikë bëhet edhe më agresive për këtë pjesë të Evropës. Në këtë kontekst është edhe vendimi i Aleancës për të vendosur një prani të madhe ushtarake në disa vende baltike, si: Letonia, Estonia, Lituania dhe Polonia. Kjo konsiderohet si aktivizim i kërcënimit ndaj Rusisë, në qoftë se tentoni diçka ne jemi këtu, ndërsa Aleanca është e bashkuar. Se parimi themelor i paprekshmërisë së kufijve është i diskutueshëm në fjalë e në vepra",- ka konfirmuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Bundestag, një ditë para Samitit.
Një nga porositë e Samitit do të jetë edhe vazhdimi i zgjerimit të Aleancës, në këtë kontekst shembulli i Malit të Zi. Ky mesazh ka simbolikë, pasi që vjen pas nënshkrimit para do kohe të Deklaratës për Ballkan neutral ushtarak të Kongresit të partisë së presidentit rus, Putin.
Para se të publikohet agjenda e Samitit të NATO-s, kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Samit, për arsye, siç kumtohet nga kabineti i tij, injorimin e drejtësisë ndërkombëtare, gjykimin e gjyqit ndërkombëtar në Hagë, aspektet gjeopolitike, sfidat e sigurisë në rajon.
Por, kjo mori karakter spekulativ, pasi që u paraqitën reagime se Ivanovi as që ka qenë i ftuar të marrë pjesë në Samit.
Ndërkohë, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, kohë më parë deklaroi se NATO insiston në prani ushtarake gjithkah në Jug-Irak, Libi, të cilat janë nën kërcënimin e terrorizmit.
NATO me këtë dëshiron të dëshmojë prezencën e saj dhe gatishmërinë e aleatëve për pjesëmarrje të përbashkët dhe unifikim të Aleancës.
Në Samit do të diskutohen edhe tema të tjera, si kryetema politike për raportet NATO- BE, të cilat Aleanca dëshiron t’i konsolidon dhe jo vetëm ato që kanë të bëjnë me çështje ushtarake, por edhe ato qytetare. Gjithashtu nuk do të anashkalohet edhe tema BREXIT.
BESIM ABDULLAI
