Maqedoni

Analistët: përafrimi i qëndrimeve, atribut i emisarit Hajndëll për dalje nga kriza

07.07.2016 17:42

Deklaratat e përfaqësuesve të partive politike për avancim të bisedimeve pas takimit me emisarin gjerman, Johanes Hajndëll...

Deklaratat e përfaqësuesve të partive politike për avancim të bisedimeve pas takimit me emisarin gjerman, Johanes Hajndëll, flet për një atribut më të theksuar të përfaqësuesit special gjerman, Johanes Hajndëll, në drejtim të zgjidhjes së krizës politike.
 
Kështu vlerëson analisti politik, Albert Musliu, mbi qëndrimet e partive politike pas mbarimit të takimit tet a tet të tyre me emisarin Hajndëll. Sipas tij, çështja e krizës do të zbardhet edhe më tepër ditëve në vijim, sidomos deri para vizitës së sekretares shtetërore amerikane, Viktoria Nulland.
 
“Gjithsesi se i atribuohet vizitës së Hajndëllit dhe pavarësisht lojës së fjalëve, e cila prej elitës politike mund të pritet në ditët që vijojnë, mendoj se një prej akseleratorëve të mëdhenj është Hajndëlli, si dhe vizita e zyrtares shtetërore amerikane, Nulland. Mendoj se deri sa të na vizitojë sekretarja Nulland situata do të jetë shumë më e qartë dhe me ardhjen e saj mendoj se definitivisht do fillojmë të dalim nga kriza dhe gjithsesi do të dihen drejtimet se si do të zhvillohet gjendja e krizës politike”,- tha analisti politik, Albert Musliu.
 
Është koha e fundit kur partitë politike duhet seriozisht t’i qasen zgjidhjes së krizës dyvjeçare, sepse në të kundërtën vendi do të përballet me sanksione të ndryshme, tashmë që vetëm kanë filluar dënimet e para ndërkombëtare, thekson analisti politik, Albert Musliu.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU