Botë

Kerry: sanksionet ndaj Rusisë mbesin ende në fuqi

07.07.2016 19:24

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij në Kiev të Ukrainës ka thënë se sanksionet kundër Rusisë do të mbesin ashtu siç janë...

Sanksionet ishin vënë lidhur me aksionet e Rusisë në Ukrainë dhe do të mbesin ashtu siç janë, derisa Moska t’i plotësojë obligimet sipas Marrëveshjes së Minskut, të arritur në muajin shkurt të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Zyrtari i lartë amerikan, po ashtu, ka shpallur një ndihmë humanitare shtesë prej 23 milionë dollarëve të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.