Botë
Në një aksion ndërkombëtar është shkatërruar narko grupi ballkanik
07.07.2016 20:23
Në kuadër të aksionit ndërkombëtar të quajtur "Ballkan", është shkatërruar grupi i organizuar i kontrabandistëve...

Në kuadër të aksionit ndërkombëtar të quajtur "Ballkan", është shkatërruar grupi i organizuar i kontrabandistëve të drogës me prejardhje nga Ballkani.
"Në aksionin, të zbatuar në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Bullgari, Turqi dhe Itali, janë arrestuar së paku 30 persona, ndërsa për 23 të tjerë është shpallur fletëarrest ndërkombëtar nën dyshimin për tregti të palejuar me drogë", kumtoi portali Albeu.
Në operacionin policor janë konfiskuar 24 kilogramë heroinë, 1,8 kilogramë kokainë, 183 kilogramë marihuanë, si dhe një sasi e madhe e armëve dhe parave.
Aksio0ni i quajtur "Ballkan" është realizuar në[ bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa nga hetimi është konstatuar se heroina ishte kontrabanduar në relacionin Turqi-Kosovë-Shqipëri, dhe më pas droga ishte transportuar një Greqi apo në ndonjë vend tjetër anëtar të BE-së.
Gjithashtu, grupi ka kontrabanduar marihuanë nga Shqipëria në Maqedoni, Greqi dhe Turqi./mia
