Botë
Kërcënimi për bombë të vendosur në aeroplan në aeroportin berlinas i rrejshëm
07.07.2016 22:00
Policia gjermane e përfundoi kontrollin e aeroplanit të kompanisë gjermane "Lufthanza", pasagjerët e të cilit pasdite ishin evakuuar...

Policia gjermane e përfundoi kontrollin e aeroplanit të kompanisë gjermane "Lufthanza", pasagjerët e të cilit pasdite ishin evakuuar nga pista e aeroportit berlinas "Tegel", lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini.
Sipas policisë federale gjermane, denoncimi për bombën e vendosur në aeroplanin e fluturimit LH 2041 në linjën Berlin-Munih është i rrejshëm, ndërsa ekipet speciale të policisë të cilët e kanë kontrolluar fluturaken nuk kanë gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Aeroplani "Erbas A319" është dashur të fluturojë në orën 16, por për shkak të denoncimit për sulm të mundshëm terrorist të gjithë 128 pasagjerët ishin kthyer në ndërtesën e aeroportit.
"Për shkak të kërcënimeve të sigurisë, fluturimi i aerokompanisë 'Lufthanza' në linjën Berlin-Munih duhej të kontrollohej plotësisht nga ana e shërbimeve të aeroportit", deklaroi zëdhënësi i aeroportit "Tegel", Lars Vagner.
Pas kontrollit në aeroplan, fluturimi është anuluar tërësisht, por qarkullimi i fluturimeve të tjera në aeroport po zhvillohet normalisht.
Para dy ditëve kërcënim të ngjashëm pati edhe në aeroportin në Kasel, ku pas paraqitjes për bombë të vendosur në bagazh ishion evakuuar udhëtarët e fluturimit për Antali./mia
