Parashikimi i motit në vendin tonë

08.07.2016 09:10

Moti sot në vendin tonë kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë...

Moti sot në vendin tonë kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërkaq gjatë paraditës do të jetë më i freskët.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri më 16 gradë celsius, ndërkaq ato të ditës do të arrijnë deri më 36 gradë celsius.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do mbizotërojë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 15 deri më 34 gradë celsius.