Jolevski në Samitin e NATO-­s në Varshavë

08.07.2016 09:24

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë sot dhe nesër mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike ­ NATO...

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë sot dhe nesër mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike ­ NATO në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Jolevski do të ketë fjalim në Takimin e ministrave të Mbrojtjes për platformën për interoperabilitet, ndërsa pritet të realizojë edhe më shumë takime bilaterale me kolegët e tij, ministrat e mbrojtjes të vendeve­anëtare të Aleancës.

Në datën 1 të këtij muaji, kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, informoi se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO­-s në Varshavë, për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, gjykimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon.

Derisa nuk merren parasysh këto fakte, theksuan nga Kabineti, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitet e NATO­-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Kardif në vitin 2014. (mia.mk)