"Të investojmë te adoleshentet" debat i UNFPAsë
08.07.2016 09:57
Në kuadër të shënimit të 11 korrikut, Dita botërore e popullatës 2016...

Në kuadër të shënimit të 11 korrikut, Dita botërore e popullatës 2016, në organizim të zyrës së Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Shkup sot do të mbahet panel diskutim i titulluar "Të investojmë te adoleshentët".
Ideja bazë e debatit është që të ngrihet vetëdija në opinion, si dhe të hapet diskutim me të gjitha palët e cënueshme në nivel kombëtar në lidhje me nevojën nga investimi te adoleshentet.
Në panel diskutimin do të marrin pjesë folës nga institucionet shtetërore në Maqedoni, përfaqësues të KBsë, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe akademik dhe të organizatave ndërkombëtare. (mia.mk)
