Londër - zgjedhjet, dy femra kandidate për kryetare të konservatorëve

08.07.2016 13:36

Teresa May dhe Andrea Leadsom do të duelojnë së bashku për t’u bërë kryetarja e ardhshme e Partisë Konservatore...

Teresa May dhe Andrea Leadsom do të duelojnë së bashku për t’u bërë kryetarja e ardhshme e Partisë Konservatore, pasi rivali i tyre, Mishel Gove, është eliminuar nga gara.

Pas votimit të raundit të dytë, May siguroi 199 vota mes deputetëve konservatorë në Parlamentin britanik, Leadsom 84 vota, ndërsa Gove vetëm 46. Tashmë anëtarët konservatorë do të vendosin se cila mes dy femrave do të jetë ajo që do t’i udhëheqë ata në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryeministri në largim, David Cameron, ka deklaruar dorëheqjen pas humbjes që pësoi në referendumin britanik mbi qëndrimin apo largimin nga BE-ja, aty ku fitoi kjo e dyta.