Bundestag, Merkel me kritikë të hapur ndaj Rusisë

08.07.2016 13:38

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, fajëson Rusinë për minimin e sigurisë evropiane me “fjalë e me vepra”...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, fajëson Rusinë për minimin e sigurisë evropiane me “fjalë e me vepra” dhe premtoi mbështetje për shtetet e Europës Lindore që i tremben synimeve të Kremlinit.

Në një fjalim të ashpër në Bundestag, të mbajtur vetëm disa orë përpara nisjes për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Varshavë, shefja e ekzekutivit gjerman tha se sjellja e Moskës i ka “trazuar thellësisht” anëtarët lindorë të aleancës, përfshirë këtu Poloninë dhe shtetet baltike.

“Veprimet e Rusisë në Ukrainë i shqetësuan shumë fqinjët tanë lindorë. Fuqia e ligjit dhe paprekshmëria e kufijve u sfiduan me fjalë e me vepra, e pas kësaj, besimi tek NATO-ja u zbeh. Është e nevojshme që garancitë e aleancës të forcohen sërish”,- u shpreh Merkel.