"Megjashi" në mbrojtje të fëmijëve, promovohen tre doracakë këshillues

08.07.2016 14:14

Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi", si pjesë nga projekti "Prindër të përgjegjshëm"...

Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi", si pjesë nga projekti "Prindër të përgjegjshëm" promovoi tre doracakë  në gjuhën maqedonase dhe shqipe "Rrahja është keqpërdorim dhe jo dënim", "Pse mua" dhe "Fuqia e prindërve”.

Koordinatorja e projektit potencoi se fletushkat janë prodhim i punës me shërbimet eksperte, prindërit dhe arsimtarët e disa shkollave nga katër Komuna të Shkupit.

“Këto tema janë të kuptueshme dhe me gjuhë të thjeshtë e afrojnë këtë temë me qytetarët dhe e theksojnë rëndësinë e përgjegjësisë së prindërve. Ajo porositi se është shumë me rëndësi që fëmijët të mësojnë t'i njohin shenjat e dhunës ku janë ekspozuar ata ose të fëmijët rreth tyre”,- deklaroi koordinatorja e Projektit "Prindër të përgjegjshëm", Angela Manevska.

“Do të vazhdojmë të inkurajojmë përgjegjshmërinë prindërore dhe tua kujtojmë  prindërve se sa e rëndësishme është zhvillimi normal i fëmijëve të tyre, komunikimi i përditshëm me fëmijët, vëmendja e plotë që duhet  kushtuar, ndërsa dashuria dhe përkëdheljet mos të mungojnë asnjë ditë”,- tha themeluesi i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë ”Megjashi”, Dragi Zmijanac.

Qëllimi i Projektit është vetëdijesimi dhe guximi i qytetarëve për të  paraqitur ndëshkimin fizik si në shkollë, në çerdhe e në vendet që dyshohet se ushtrohet dhuna apo nëse interesohen për ndonjë këshillë mund të paraqiten në  numrin e telefonit: 080012222. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)