Qendra e biznesit në Kumanovë, mbështetje për zhvillimin e rajoneve planore

08.07.2016 15:13

Qendra e biznesit që vepron në kuadër të rajonit planor verilindor....

Qendra e biznesit që vepron në kuadër të rajonit planor verilindor bëri prezantimin solemn të aktiviteteve në rrafshin e projekteve në kuadër të kësaj qendre.

Ndryshe, kjo biznes-qendër është në fazën e implementimit të projektit “Zgjerimi i funksioneve të qendrave për zhvillim të rajoneve planore në vend”, në drejtim të zbatimit të aktiviteteve dhe shërbimeve për mbështetjen e sektorit privat.

Ministrja e pushtetit lokal, Shirete Elezi, tha se kjo ministri ka paraparë mjete në lartësi prej 3 milionë e 200 mijë denarësh për rajonet planore në vend.

Projekti ka për qëllim rritjen e konkurrencës në rajonet planore përmes mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe sipërmarrësisë.

Ndryshe, ky është pjesë e projektit të Ministrisë së Pushtetit Lokal  “Zgjidhjet inovative për qasje më të mirë të shërbimeve në nivelin lokal”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara–UNDP. (Nexhat Aqifi, TVM2)