FMN ndihma prej 5.34 miliardë dollarësh për Irakun
08.07.2016 16:01
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar programin...

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar programin prej 5.34 miliardë dollarësh për ta ndihmuar sistemin financiar të Irakut.
FMN-ja ka njoftuar mbrëmë se nga kjo kredi trevjeçare, menjëherë do të dërgohen 634 milionë dollarë te autoritetet e Irakut.
FMN-ja ka theksuar se ky fond do të ndihmojë në stabilizimin e bilancit të pagesave të Irakut, do të sigurojë se Bagdadi mund t’i kryejë obligimet e veta ndaj borxheve, i mbështetë masat për mbrojtjen e të varfërve dhe për ta luftuar korrupsionin.
