Memorandum bashkëpunimi i Dibrës me Erenler të Turqisë

08.07.2016 16:16

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe kryetari i njërës nga komunat e rëndësishme...

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe kryetari i njërës nga komunat e rëndësishme të Turqisë-Ada Pazarit, Erenler Xhavit Ozturk, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy komunave.

Me nënshkrimin e memorandumit është një fillim i mbarë i një nisme të bashkëpunimit, tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Ozturku.

Ndërkaq, kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, nënvizoi se kjo marrëveshje hap rrugën e bashkëpunimit mes dy qyteteve në sferën e kulturës, ekonomisë dhe të arsimit.

Lata në fund u shpreh se Komuna e Dibrës ka një bashkëpunim të mirë edhe me Agjencinë për zhvillim të Turqisë, TIKA, e cila vetëm sa ka përfunduar ndërtimin e godinës së gjimnazit të Dibrës.