Maqedoni

Ruzhin: akuzat ruse janë të pabaza

08.07.2016 18:07

Akuzën e zëdhënëses së Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, se vendit po i kanoset rrezik nga një “Revolucion i larmë”...

Akuzën e zëdhënëses së Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, se vendit po i kanoset rrezik nga një “Revolucion i larmë”, i nxitur nga ShBA-të, profesorët e vlerësojnë si realitet të cilin Moska e merr nga vet presidenti Ivanov dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, pasi që zhvillojnë politikë pro-ruse. Kështu shprehet ish ambasadori, Nano Ruzhin. 
 
“Rusia është aktualisht shumë e angazhuar në Ballkan. Ajo tenton që të paktën nëse mundet të shkëpus nga Perëndimi, sidomos nga NATO,  një pjesë të shteteve që nuk kanë hyrë ende në Aleancë. Maqedonia me mostejkalimin e krizës politike vetëm kontribuon në kënaqjen e oreksit rus. Ndoshta kjo i pëlqen dikujt brenda shtetit. Këtë e them pasi që presidenti Ivanov dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, bëjnë politika pro-ruse”-, deklaroi profesori universitar, Nano Ruzhin.
 
Sipas profesorit Ruzhin, ShBA-të nuk janë sponsorë të shkatërrimit të qeverisë aktuale, por kontribuojnë për demokracinë e vendit. 
 
“Nuk është hera e parë që Rusia dërgon akuza të tilla, por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi që nga veprat e deritanishme të Uashingtonit zyrtar vetëm mundemi të konstatojmë se ata kanë një politikë transparente, e cila nuk ka për qëllim shkatërrimin e qeverisë aktual, por kthimin e demokracisë në vend”,- tha profesori universitar, Nano Ruzhin.
 
Që nga publikimi i “bombave” të para nga ana e socialdemokratëve, Moska zyrtare disa herë ka reaguar me vlerësime se bëhet fjalë për projekt të organizuar dhe financuar nga jashtë, me qëllim që të ndërrohet Qeveria e Maqedonisë.
 
SANIJE DURAKU