Çarshia e Vjetër, rinovohen fasada të pesë objekteve
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të riparohen fasadat e pesë objekteve në kuadër të projektit të Ministrisë së Kulturës për restaurim të fasadave nga arkitektura e vjetër e qytetit...

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ka vizituar pronarët e dyqaneve, të cilët janë akomoduar në objektet që ose kanë përfunduar apo janë në procedurë përfundimtare të restaurimit.
Restaurimi i fasadave në Çarshinë e Vjetër janë projekte madhore të qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, të cilët janë planifikuar që deri në fund të vitit 2018 të kenë përfunduar në tërësi, ka thënë ministrja e Kulturës, Kançevska Milevska.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Agjencinë turke për bashkëpunim, TIKA, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të fillojë edhe mbrojtja e drejtpërdrejtë e xhamive.
