Botë
Stërvitje detare të NATO-s në pjesën bullgare të Detit të Zi
08.07.2016 19:26
Në ujërat territoriale bullgare të Detit të Zi sot filloi stërvitja ushtarake "Briz 2016", në të cilën do të marrin pjesë ushtarë nga pesë vende anëtare të NATO-s...

Siç lajmëroi BTA, në manovrat ushtarake, që do të zgjasin deri më 17 korrik, janë prëfshirë 25 anije dhe mbi 1.700 pjesëtarë të marinave ushtarake të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, SHBA-së dhe Turqisë, si anije-minagjuajtëse nga Grupi i dytë i përhershëm i NATO-s.
Qëllimi themelor i stërvitjeve "Briz 2016" është përmirësimi i operativitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet marinave ushtarake të vendeve pjesëmarrëse në operacione gjatë situatave të krizave.
Shtabi, i cili do të kryesojë m këtë edicion të 20-të të "Briz 2016" është vendosur në qytetin bullgar Burgaz./mia
