Maqedoni

Me diell dhe ngrohtë

09.07.2016 12:07

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 18 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 9.
 
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri 35 gradë Celsius.
 
Në ditët e ardhshme vijon periudha e motit kryesisht stabil dhe i nxehtë. Temperatura e ajrit do të jetë në rritje graduale, nga mesi i javës së ardhshme në shumë vende temperatura maksimale do të tejkalojë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në pjesën juglindore të vendit pritet të arrijë 39 gradë Celsius.
 
Të dielën dhe të hënën në orët e pasdites pritet të ketë vranësira jostabile lokale, që do të ndiqet me shi të shkurtër dhe bubullima. Nga gjysma e dytë e javës së ardhshme temperatura do të ketë tendencë të rënies, por do të ketë edhe paraqitje më të shpeshtë të shiut dhe bubullimave./Mia