Maqedoni

Arkitektët kundër stilit barok për QTQ-në

10.07.2016 16:10

Asociacioni i arkitektve të Maqedonisë po i rishqyrton të gjitha opcionet e mundshme që ligjërisht të mos mbështesë vendimin e Qeverisë...

Asociacioni i arkitektve të Maqedonisë po i rishqyrton të gjitha opcionet e mundshme që ligjërisht të mos mbështesë vendimin e Qeverisë për rinovimin e qendrës tregtare të qyztetit me fasadë të stilit barok.
 
Edhe pse Qeveria disa ditë më herët solli vendim me të cilën, në suaza të projektit “Shkupi 2014” është paraparë të ndryshoj edhe pamja e Qendrës tregëtare GTC, arkitektët po rishikojnë mundësitë e tyre që këtë vendim ta kundërshtojnë para Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë të parandalojnë që GTC të merr pamje barok.
 
Ata rreptësisht janë kundër ndryshimit i tërësishëm të pamjes vizuele të objektit në fjalë , duke marrë  parasysh se i njejti objekt karakterizon arkitekturën moderne në shekullin e kaluar. 
 
“Në rast se realizohet idea për ta bërë GTC me fasadë barok, vlersojmë se do të kishte hubur brendi i GTC-së të njohur ndër vite. Megjithatë, ne në këtë moment jemi duke i shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme për ti  kundështuar idesë së ndërtimit të GTC-së me barok. Madje jemi duke i shqyrtuar të kundështrojmë dhe disa nenë të ligjit për modernizimin e GTC-së me barok para Gjykatës Kushtetuese. Kështu që gjithçka që është në duart tona ne do të bëjmë për të parandaluar barokizimin e GTC-së”, tha Ana Radoniq, nga asociacioni i arkitekëtve.
 
Qytetarët e anketuar të TVM-2, në veçanti pak më të moshuarve  që ky objekt  u ringjall kujtime të vjetra,  janë të mendimit se çdo ndryshim i objektit do ta  kishte humbur  imazhin e kryeqendrës.Kjo qendër tregtare që dikur ishte e vetmja në Shkup, ka nje histori te lezetshme qe nuk  duhet prekur. 
 
“Do të kisha dashur GTC-n të jetë pa barrok sepse është shpirti i qytetetit. Po, ndoshta do të kishte vendosur rend pak më të madh në këtë qendër, por do të ishte humbur fryma e GTC-së e njohur ndër vite. Kjo është e vemtja gjë që mbeti në vend e pa ndryshuar”…
“Objekti i deritanishëm është ideal për mua. Jam i mësuar që nga studimet e mia ta shoh me këtë pamje dhe tani po të ishte ndryshuar nuk do të më pëlqente fare. GTC më rringjall shumë kujtime nga rinia”…
“GTC- n do të kisha dashur pa barok. Nuk në ka mbetur baroku këtu.Duke ndërtuar lloj lloj baroku, populli mbeti pa punë”, thanw qytetarwt e anketuar.
 
Arkitektët shqyrtojnë gjithashtu mundësinë qe Qendra Tregtare  GTC të hyjë në  itenerarin e objekteve me trashigimi kulturore.   
 
Qendra Tregtare GTC është e ndërtuar në vitin 1973 sipas projektit të arkitektit Zhivko Popovski dhe një grup kolegësh të tij. Prej atëherë deri më sot këtu nuk është ndryshuar asgjë. Ndër vite janë bërë përpjekje që kjo qendër të mbajë pamjen e saj autentike. 
 
Lufta për GTC-në  zgjatë tre vite. Arkitekt, aktorë  dhe qytetarë të shumtë në të kaluarën organizuan shumë protesta në mbrojtje të këtij objekti. Komuna  Qendër madje organizoi dhe referendum por i njëjti dështoi pasi që në të kishte 10 përqind më pak se censusi i nevojshëm që referendumi të jetë sukseshëm. 
 
REXHEP QAMILI