Ekonomi

Marrja e borxhit dhe shkurtimi i IPA fondeve, Bytiçi: Përkeqëson zhvillimin ekonomik

09.07.2016 14:47

Marrja e borxheve si dhe shkurtimi i mjeteve të fondeve IPA e dërgojnë Maqedoninë drejt një dështimi ekonomik...

Sipas drejtorit ekzekutiv të OEMVP-së Fatmir Bytyçi, këto masa gjithsesi se do të kenë çmimin e vet dhe atë çmim do ta paguan vet qytetari.
 
Ai vendimin e qeverisë për kërkimin e euro-obligacionit në vlerë të 650 miljon eurove e cilëson si të palogjikshëm dhe të pamatur. Marrja e borxhit nuk është në favor të zhvillimit ekonomik dhe zgjidhjes së krizës aktuale, deklaron Bytyçi. 
 
“Nuk mund të marrësh hapa të tilla ku borxhi public vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 shkon në mbi 900 miljon euro, ose i afrohet nivelit të 54 % të borxhit të përgjithshëm ndaj GDP-së. Ne mendojmë se është një hap I pamatur, një hap I shpejtuar dhe ka pasur alternative të tjera se si të mbulohet defiçiti i projektuar”, tha Fatmir Bytyçi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së. 
 
Lidhur me shkurtimin e fondeve IPA, Bytyçi thotë se nuk është çështja tek ajo se sa mjete janë shkurtuar por tek mesazhi politik që bart ky vendim. 
 
“Shkurtimi I IPA fondeve vjen për disa arsye. Një prej arsyeve mund të jetë mospërmbushja e vlerave demokratike që BE I ka të parapara për shfrytëzimin e këtyre fondeve dhe në rast të mospërmbushjes ata i shkurtojnë, rasti i dytë është kur nuk ka vullnet politik për shfrytëzimin adekuat të fondeve dhe e treta kur nuk ka kapacitete institucionale. Në Maqedoni për momentin mund të themi se tre kushtet janë plotësuar. Nuk ka kapacitet institucional  të mjaftuesdhëm, nuk ka vullnet politik të kësaj qeverie që këto fonde të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe e treta janë nëpërkëmb të gjitha vlerat demokratike që BE i promovon si të tilla”, shtoi Bytyçi.
 
Për shkak të ngecjes së reformave dhe mos zbatimit të pikave kryesore të marrëveshjes politike, Komisioni Evropian ka shkurtuar fondet IPA për projekte të ndryshme, përfshirë edhe ato për korridorin 8.
 
Por nga qeveria thonë se nuk bëhet fjalë për sanksione, por për tërheqje të fondeve të pashfrytëzuara, ndërsa për këtë fajësojnë opozitën.
 
ERSAN PAJAZITI