Maqedoni
“Celula-2”- aksion policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 4 persona për pjesëmarrje në ISIS
09.07.2016 15:17
Katër persona janë arrestuar në aksionin e fundit policor në Shkup dhe në Tetovë...

Sipas informatave të MPB-së, aksioni policor është realizuar në 6 shtëpi në Shkup dhe 1 në Tetovë.
Prokuroria Themelore Publike ngarkon 7 personat, prej të cilave, 3 ende janë në kërkim për terorrizëm dhe pjesëmarrje në ISIS.
MPB në bastisjen e shtëpive të tyre ka sekuestruar disa kompjuterë, telefon celularësh, USB, memori karta, CD disqe, dhe dokumenta të udhëtimit.
“Inofrmacionet e MPB-së janë se këta persona kanë marrë pjesë në zonat luftarake në Siri dhe Irak dhe se pas mbarimit të angazhimit të tyre ata janë kthyer sërish në teritorrin e Maqedonisë. Të gjith të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë në mosh prej 23 deri më 38 vjeç. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale për pjesëmarrje në “organizatat terorriste”, e dënuar sipas nenit 394 A të Kodit Penal”, tha Dejana Nedelkoviq, nga MPB.
Aksioni policor në Shkup dhe në Tetovë u realizua në orat e para të mëngjesit. Sipas MPB-së, dy, prej tre personave të shpallur në kërkim nga poicia, për momentin ndodhen në Siri.
Ky aksion është vazhdim i aksionit të parë “Celula” i realizuar vitin e kaluar. Katër personave të arrestuar u është shqiptuar mas paraburgimi prej 30 ditësh.
REXHEP QAMILI
