Maqedoni

Emetimi i Euro-obligacionit, LSDM: Nuk do të njihet si borxh i shtetit

09.07.2016 16:22

Emetimi i Euro-obligacionit prej 650 milion eurove është i paligjshëm dhe nuk do të njihet si borxh i shtetit gjatë ndërrimit të pushtetit...

Emetimi i Euro-obligacionit prej 650 milion eurove është i paligjshëm dhe nuk do të njihet si borxh i shtetit gjatë ndërrimit të pushtetit, andaj  bankat e huaja duhet të jenë të vetëdijshme për këtë deklaroi, Kire Naumov nga LSDM-ja.
 
Sipas Naumovit, Marrëveshja e Përzhinës është në fuqi, dhe për këtë arsye për huamarrje duhet të kërkohet pëlqimi i opozitës, ashtu si vitin e kaluar kur kërkohej pëlqimi i zëvendësministrit plotësues të Financave - dhe nën presionin e tij në vend të 500 milionë eurove u morën 270 milionë. 
 
“Pozita zëvendës ituate plotësues I financave sipas ligjit aktual për qeveri ekziston, dhe kjo do të thotë se vetëm për shkak se nuk ka asnjë emër në atë post, nuk do të thotë se dikush mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Gjegjësisht, duhet të gjendet formë dhe mënyrë, itua merret konfirmim nga opozita, nëse pajtohet me huamarrjen e tillë, sepse përndryshe kjo do të thotë huamarrje me të cilën do të tentojnë të bëjnë korrupsion në zgjedhje”, tha Kire Naumov, nga LSDM. 
 
Naumov thekson se veçanërisht e diskutueshme është se edhe me ituateing akoma të pavotuar të Buxhetit, nuk janë paraparë 650 milionë euro huamarrje nga burime të huaja.
 
PLD-ja kërkoi që partite politike ti ndërpresin negociatat, sepse me huamarrjen e re, VMRO – DPMNE dëshiron ti blejë zgjedhjet e ardhshme. 
 
“PLD nuk e sheh kuptimin e vazhdimit të negociatave nëse Gruevskit I lënë në dispozicion 650 milionë euro para zgjedhjeve që pasojnë. Nuk ka zgjedhje korrekte në një ituate ku qeveria me paratë e huazuara dëshiron të blejë vota”, tha Filip Janeviq, nga PLD.
 
Ndërkohë nga VMRO - DPMNE shpjeguan se emetimi i Euro-obligacionit është reagim i krizës politike që e bën LSDM-ja në faza, me qëllim të shpëtohet nga humbja politike në zgjedhje, dhe do të futet kapital i freskët, i cili do të garantojë ecurinë normale të ekonomisë në kushte krize, të cilën LSDM-ja dëshiron ta thellojë. 
 
REXHEP QAMILI