Maqedoni

Kriza politike, Musliu: VMRO nuk është e përgatitur për kompromis

09.07.2016 16:49

Ditëve të fundit jemi dëshmitar të vizitave të shpeshtuara të ndërkombëtarëve në tentim për të zgjidhur ngërcin politik mes liderëve politike, por edhe të tejkalohet kriza e stërzgjatur politike...

Edhe pse Deputeti gjerman Hajndll iku,  të hënën pritet që presionin politik ta vazhdoj Victoria Nuland, ndihmës sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Për njohësit e situatës politike në vend edhe pse ndërmjetësit ndërkombëtar vijne  e shkojne, liderët e partive politike ende nuk kanë vullnet politik për të tejkaluar krizën politike.
 
Sipas analistit politik Alber Musliu, situata është kthyer nga fillimi dhe nuk dihet se çka mund të ndodh. 
 
“Jemi në një situate fillestar, me institucione të cilat rekomandimet e Pribes ende nuk I kan implementuar, nuk e dimë a do të kemi zgjedhje të parakohshme, kur do të zbatohen ato! Sdim as si do të veproj opozita. Gjithsesi kjo periudhë e cila ka kaluar dhe gjitha ato defekte që u paraqitën në implementimin e marrëveshjes së Përzhinës duhet të definohen në aneks ose në ndonjë marrëveshje politike”, tha Albert Musliu, analist.
 
Sipas Musliut problemi më I madhë është te partia në pushtet VMRO-DPMNE e cila taktizon me situatën duke bërë një hapë para e tre pas.
 
Kjo pasi që sipas Musliut, sa do që të jenë të shpeshtuara vizitat dhe presioni I ndërkombëtarëve partia në pushtet nuk është e përgaditur të bëj kompromisin e duhur për të mirën e shtetit. 
 
SANIJE DURAKU