Botë
Stuhi tropikale në Kinë, evakuohen mbi 420 mijë persona
09.07.2016 17:38
Më shumë se 420.000 persona sot janë zhvendosur në Kinën lindore si pasojë e stuhisë tropikale, e cila shkaktoi ndërprerjen e qindra fluturimeve dhe shërbimit të trenave...

Reshjet e rrëmbyeshme dhe era prej 100 kilometrave në orë u regjistruan në provincën Fujian, një ditë pasi tajfunit Nepartak shkaktoi vdekjen e tre persona në Tajvan.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se banorët janë zhvendosur në katër qytete duke përfshirë kryeqytetin e provincës Fuzhou, dhe pesë aeroporte jan të mbyllura.
