Maqedoni
BDI uron kryeministrin turk Erdogan
01.04.2014 18:02
BDI uron Partinë për Drejtësi dhe zhvillim në Turqi të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhje.
BDI uron Partinë për Drejtësi dhe zhvillim në Turqi të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhje.
Kjo është një garanci se vendi Juaj ecë drejt zhvillimeve të gjithanshme dhe po bëhet një faktor gjithnjë më ndikues në përmasa globale.
Kjo fitore e rëndësishme në këto zgjedhje vendore do të jetë një nxitje shtesë për thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve të gjithëmbarshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, në veçanti për nxitjen e proceseve zhvillimore dhe investuese nga ana e vendit tuaj në rajonet e banuara më shqiptarë, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.
Urime për fitoren e partisë së kryeministrit turk Erdogan kanë përcjellur edhe nga BFI e Maqedonisë.
