Maqedoni

Jolevski në Varshavë: Maqedonia meriton antarësim të plotë në NATO

09.07.2016 18:15

Në suaza të samitit të NATO-s në Varshavës, minsitri i jashtëm Nikolla Popovski është takuar me minsitrin e jashtëm grek Nikos Kotczias njoftojnë mediat greke pa ndonjë detaj për temën e bisedimeve...

Popovski i cili me minsitirn e mbrojtjes Jolevski po përfaqësojnë vendin në samit, ka shfrytëzuar forumin e NATO-s për të zhvilluar takime bilaterale edhe diplomat të tjerë ndërkombëtare.  
 
Minsitri Jolevski në takimin në nivel minsitrash për interoeracion, ka kërkuar që Mqedonia të jetë anëtare fuqiplote e NATO–s, sepse sipas tij, vendi i përmbush të gjitha obligimet dhe ndan vlera të njejta demokratike me vendet anëtare të NATO-s, kumtojnë nga Minstria e Mbrojtjes.
 
Ndërkohë, sipas një analize nga ueb faqja e njohur, heritage.org , mes tjerash theksohet se Maqedonia që herët i ka plotësuar të gjitha rekomandimet dhe se Greqia është e vetmja pengesë që vendi të bashkohet me NATO-n.
 
Siç shkruan ueb faqja, politika e dyerve të hapura të NATO-s është kyçe për mobilizimin e Evropës dhe aleatëve të saj në lidhje me mbrojtjen kolektive transatlantike.
 
Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin Samitin në Varshavë për të siguruar që politika e dyerve të hapura të NATO-s do të mbeten të hapura, dhe do të ndihmojnë vendet të arrijnë aty ku duan.
 
Maqedonia u bashkua me partneritetin paqeruajtës të NATO-s në vitin 1995 dhe mori një Plan Veprimi të Anëtarësimit në NATO, thuhet të faqen heritage.  
 
Ndryshe samiti I Varshavës në ditën e dytë ka qenë I fokusuar kryesisht në Afganistanin, me c’rast vendet anëtare të NATO-s dhanë mbështetjen e qeverisë së Kabulit, e cila do të realizohet përmes rezolutës për përkrahje dhe partneritet me Afganistanin, të cilën e promovoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU