Botë
Merkel dhe Erdogan bisedojnë për tensionet mes dy shteteve
09.07.2016 18:32
Kancelarja gjermane thotë të ketë zhvilluar një bisedë konstruktive me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan...

Kancelarja gjermane thotë të ketë zhvilluar një bisedë konstruktive me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan, në Varshavë ku po mbahet takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, ndonëse çështjet ende mbesin të pazgjidhura tërësisht.
Ky është takimi i parë në mes të dy liderëve prejse parlamenti gjerman e ka votuar muajin e kaluar një rezolutë që vrasjet masive të vitit 1915 të armenëve nga Perandoria Osmane i njeh si gjenocid.
Ky votim kishte nxitur reagime të ashpra të Turqisë e cila i hedh poshtë akuzat. Prej këtij votimi, Ankaraja ka refuzuar qasjen e parlamentarëve gjerman në bazën ajrore Incirlik të Turqisë, ku 250 ushtarë gjermanë po marrin pjesë në operacionet e NATO-s kundër grupit militant Shteti Islamik, pjesa e Irakut.
“Ne kemi diskutuar çështjet e jashtëzaonshme. Atmosfera ishte konstruktive...me qëllim që të zgjidhim konfliktet ekzistuese”, iu ka thënë Merkel gazetarëve në Varshavë.
