Botë
Vetëvendosja: Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës
09.07.2016 18:57
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion simbolik përmes së cilit kanë ngritur zërin kundër...

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion simbolik përmes së cilit kanë ngritur zërin kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të cilën e kanë cilësuar si të dëmshme për vendin.
Aksioni u realizua në afërsi të banesës ku jeton presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e kanë akuzuar për uzurpim të pronave të Kosovës, bashkë me vëllezërit e tij.
Në fjalën e saj, aktivistja e kësaj Lëvizje, Teuta Rrusta ka thënë se Thaçi po përdorë karrigen e presidentit për t’i ikur burgut, pasi sipas saj, demarkacioni dhe pronat e uzurpuara nuk do ta shpëtonin atë pa burg.
