Botë
Tension mes palëve - Marrëdhëniet SHBA-Rusi, amerikanët ‘përzënë’ dy diplomatë rusë
09.07.2016 19:29
Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendimin për të dëbuar dy diplomat rusë, në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj asaj të cilët amerikanët e quajtën një sulm ndaj diplomatit të tyre gjatë kohës që ky i fundit po kryente detyrën në Moskë....

Lajmi është konfirmuar nga Departameti i Shtetit, teksa bëhet me dije se amerikanët ia kanë paraqitur ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj asaj të cilët amerikanët e quajtën një sulm ndaj diplomatit të tyre gjatë kohës që ky i fundit po kryente detyrën në Moskë, amerikanët kanë marrë vendimin për të dëbuar dy diplomat rusë. Lajmi është komunikuar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, i cili u shpreh se verdikti është ekzekutuar më datë 17 të muajit që lamë pas.
Ai shtoi se më herët një polic rus kishte sulmuar një diplomat amerikan pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi. Sipas tij, efektivi kishte penguar përfaqësuesi për të ushtruar lirisht detyrën e tij.
Megjithatë, nuk kanë qënë të të njëjtit mendim zyrtarët e Ministrisë së Jashtëme Ruse. Zëdhënësja e këtij institucioni, Maria Zakarova, u shpreh se diplomati kishte refuzuar që të tregonte kartën e tij të identitetit. Ajo shkoi edhe më tej duke deklaruar se bëhej fjalë për një agjent të shërbimit inteligjent amerikan CIA.
Çështja ka marrë përmasa madhore, pasi zëdhënësi i departamentit të Shtetit tha gjitahshtu se për këtë ngjarje, amerikan i kishin shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejte tek Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Nga ana tjetër, Kremlini e cilëson dëbimin e diplomatëve një provokim të qartë në marëdhëniet dypalëshe Rusi-ShBA.
