Maqedoni

Popovski u prezantua në Veles

01.04.2014 18:06

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, në Veles promovoi programin për kandidaturën presidenciale...

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, në Veles promovoi programin për kandidaturën presidenciale, ndërkohë që banorëve të Velesit u tha se nuk është aspak i lumtur, sepse Velesi nga një qytet industrial u shndërrua në qytet të personave të falimentuar, me njerëz të cilët kanë problem me ekzistencën e tyre dhe të rinjtë jetojnë me ndihmën e pensioneve të gjyshërve të tyre.
 
Kandidati për president i OQM-së, Zoran Popovski, tha se do të punojë me përkushtim dhe do të angazhohet për sigurimin e unitetit para kushtetutës dhe ligjeve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, religjioze dhe partiake.
 
Në një vend si ky, dominojnë dallimet, qytetarët duhet të jetojnë njëri me tjetrin dhe jo njëri pranë tjetrit, meqenëse kjo është e vetmja mënyrë për sigurimin e një stabiliteti etnik, i cili do të mundësojë stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik. Sipas kandidatit për president të OQM-së, Zoran Popovski, me rëndësi esenciale është që Maqedonia të stabilizohet si shtet, të vendoset dialog politik i mirëfilltë mes subjekteve politike në Maqedoni.
 
“Të sigurojmë që të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përcaktimin e tyre etnik fetar dhe religjioz, të ndjehen të barabartë. Qëllimi im nuk është që të arrij deri tek kolltuku i presidentit, por është që të jem presidenti i juaj dhe dyert për të gjithë ju do të jenë çdoherë të hapura. Ne duhet që të shikojmë nga e ardhmja dhe mos të kthehemi në të kaluarën. Nëse ju me jepni besimin tuaj, unë ju premtoj publikisht se do të hapen debate publike për të gjitha çështjet kyçe. Me përkushtim do të punoj që ekonomia të lirohet nga ndikimi ditor i politikës dhe t’i lirojmë qytetarët nga dënimet e larta dhe poashtu t’i lirojmë edhe firmat nga mbikëqyrjet e përditshme inspektoriale. Prandaj unë këtu nga Velesi, kërkoj përkrahjen tuaj dhe ju premtoj se nëse zgjidhem në postin kryetar i Maqedonisë, detyrë parësore do të  kem mbrojtjen e interesave të popullit”, deklaroi kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski.
 
Popovski, në takimin e mbrëmshëm me banorët e Velesit, u premtoi të rinjve se ata të cilët punojnë në kompani të huaja me pagë mujore minimale prej 8 mijë denarë, do të angazhohet që ky minimum të arrijë 15 mijë denarë, me ç’rast do të sigurohet një jetë më e dinjitetshme për të rinjtë. (Flutura Latifi, TVM2)