Botë

Stoltenberg: Misione në mesdhe për migrantët dhe kundër ISIS-it

10.07.2016 15:42

NATO-ja njoftoi fillimin e një operacioni të ri detar në Mesdhe, të koduar me emrin ”Roja e detit“...

NATO-ja njoftoi fillimin e një operacioni të ri detar në Mesdhe, të koduar me emrin ”Roja e detit“ për të bashkëpunuar më ngushtë me Bashkimin Evropian për të frenuar trafikun e qenieve njerëzore që ushqeu krizën më të madhe të migrantëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
 
Këtë njoftim e bëri sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë samitit të NATO-s në kryeqytetin polak.
 
”Aktualisht, NATO-ja ka një bashkëpunim në Mesdhe dhe në Egje’ në mbështetje të misionit të BE-së ndaj migrantëve, por operacioni në fjalë do të ketë patrullime detare për t’u fokusuar përgjatë zonave pranë Libisë dhe për të ofruar ndihmë në fushatën e drejtuar nga SHBA kundër ISIS-it”, shpjegoi komandanti i forcave aleate të NATO-s për Evropën, Curtis Michael Scaparrotti.
 
Ky operacion do të mbështetet edhe nga avionët e aleancës.