Maqedoni
Shkup, marsh i paqës për Srebrenicën
10.07.2016 16:22
Nën moton “Mos e harro Srebrenicën” sot u zhvillua marshi i paqës për viktimat nga masakra e mijëra bosnjakëve në Srebrenicë...

Komuniteti boshnjak në Shkup përkujton 11 korrikun, ditën e gjenocidit në Srebrenicë me çka nderoi viktimat e masakërës.
“Srebrenica nuk duhet harruar kurrë. Ky është obligim, jo vetëm i organizatave joqeveritare të boshnjakëve në vend, por edhe i shtetit. Duhet dhënë nderime të sinqerta për këtë ngjarje tragjike në një farë mënyrë pa akuzuar njëri-tjetrin. Ne organizuam marshin e paqës i cili ka për qëllim simbolikën me të cilën donim të demonstrojmë humbjen e madhe të njerëve të pafajshëm në Srebrenicë”, tha Xhemil Bektoviq, nga OJQ e boshnjakëve.
“Nuk dëshirojmë sërish t’i ndodh një gjë e tillë boshnjakëve anembanë botës. Motoja me të cilën cilësohemi ne është se çdo boshnjak ka përgjegjësi për tjetërin dhe ne e repsektojmë këtë praktikë”, tha Xhevat Hot, nga OJQ e boshnjakëve.
Ndërkohë konvoj i 127 trupave të masakruar ditë më parë u nis për Qendrën Memoriale në Potoçarë. Në mesin e të egzekutuarve që neser do të varrosen në këtë qendër janë 12 të mirtur.
Viktima më e re, Avdija Memiq ka pasur vetëm 14 vjeç, ndërsa më i vjetri është Mustafa Haxhoviq i cili kishte lindur në vitin 1918.
Gjenocidi i boshnjakve në Srebrenicë u realizua nga ana e forcave serbe nën udhëheqësinë e ish presidentit Radovan Karaxhiq në korrik të vitit 1995.
Deri tani në Potoçarë janë varrosur gjithësej 6 mijë e 377 viktima.
REXHEP QAMILI
