Maqedoni

LSDM: Kardikirurgjia shtetërore nuk funksionon si duhet

10.07.2016 16:39

Projekte e deritanishme të shëndetësisë janë një fiasko e qeverisë kriminele thonë nga LSDM...

Projekte e deritanishme të shëndetësisë janë një fiasko e qeverisë kriminele thonë nga LSDM, duke akuzuar minsitrin aktual të shëndetësisë Nikolla Todorov, si një dështues të politikave shëndetësore. 
 
Nga LSDM gjithashtu thonë se Kardiokururgjia shtetërore nuk funksionon si duhet dhe kjo i dëmton tepër qytetarët e vendit. 
 
“Për moment njëkohësisht në dy klinika të ndryshme punohen procedura të njëjta,  në klinikën për kirurgji torako vaskulare  dhe në kardikirurgji. Ky është një shembull unikat ku në suaza të një qendre bëhen institucione paralele. Gjithashtu në klinikën për sëmudje torako –vaskulare punohet në kushte shumë të vështira dhe operohen  më shumë pacient, por askush nuk e din prej vitit 2014 e këndej sa është numri i operacioneve kardiovaskulare të realizuara”, tha Angelço Andonovski, nga LSDM.
 
Qendra kardiokirurgjike u themelua me qëllim që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor në vendin e tyre, dhe jo të kërkojnë shërim jashta vendit apo të paguajnë kosto të larta nëpër qendrat private.
 
Për këtë arsye, Todorov është dashur moti kohë të jep dorëheqje, thonë nga Lidhja Social Demokrate.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU