Maqedoni

Lëshimi i euroobligacionit, ministria e financave reagon ndaj akuzave të LSDM-së

10.07.2016 16:55

Ministria e Financave, përmes një kumtese reagoi në akuzat e LSDM-së se me lëshimin e euroobligacionit do të tejkalohet shuma prej pesë miliardë euro apo 54 për qind të BPV-së...

Në reagim theksohet se euroobligacioni jepet në pajtim me Ligjin për borxh publik (neni 18, paragrafi 5) në të cilin theksohet se letrat shtetërore me vlerë në emër të shtetit i jep Ministria e Financave në bazë të vendimit të Qeverisë në të cilin përcaktohet shuma maksimale e detyrimit të ri përmes Letrave shtetërore me vlerë.
 
“Qeveria ka komopetencë funksionale, të drejtë ligjore dhe legjitimitet për ta sjellë këtë vendim në pajtim me Ligjin për qeveri dhe ndryshimet e tij të fundit në nëntor të vitit 2015. Neni 43 i këtij Ligji parasheh përbërjen e Qeverisë e cila do të organizojë zgjedhje parlamentare, ndërsa nenet 44, 45 dhe 46 më afër e rregullojnë përbërjen e Qeverisë e cila do t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, me emërimin e ministrave dhe zëvendësminsitrave shtesë në ministritë të cilat janë përcaktuar në to. Në momentin e sjelljes së vendimit, në RM janë caktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe koha e mbajtjes së tyre akoma nuk është caktuar”, theksohet në reagim.