Maqedoni
OH “El Hilal”, jetimet e Shkupit në pushime në Turqi
10.07.2016 17:20
45 fëmijë jetim të Shkupit këtë verë do të pushojnë në qytetin e Burësës dhe të Stamollit të Turqisë...

Shoqata humantirate “El Hilal” për të gjashtën herë me rradh u mundëson jetimeve dy javë pushime.
“OH “El hilal” në bashkëpunim me degën e saj në Çair organizon udhëtimin e fëmijëve në Turqi, përkatësisht në Burës dhe në Stambol. Qëllimi i kësaj është vizite me këtë kategori senzitive të grupeve tona synuese me jetime ka një domethonije të veçantë dhe ka një dimension shumë përfshirë, nga se karakteri i udhëtimit është që të fëmijët të njihen me dy qendrat rëndësishme të perëndorisë osmane që do të thotë nga njëra anë e ka karakterin kulturor historik dhe nga ana tjetër ka karakterin edukativ nga se 10 ditë me rradh edhe në Stamboll dhe Bursë do të edukohen fëmijët dhe do të trajtohen aty me sistemin e departamentit për çështje sociale të qytetit të Burësës”, tha BEHIXHUDIN SHEHAPI , nga OH “EL HILAL”
Fëmijët dhe prindërit shprehin faliminderimet e tyre për pushimet që tradicionalisht për çdo vit po i organizon kjo organizat.
“Do të kemi pushim në Turqi në periudh prej 2 javësh dhe presim që të kalojmë shumë mirë se kemi të vizitojnë këto dy qytete”...
“Në Stambolin do të qendrojnë 5 ditë , ndërsa në Burës 8 ditë”...
“I falminderojë OH “EL HILAL” që na mundëson një pushim i tillë”...
“Organizatorit e përshendes dhe i falminderojë përzemërisht se kanë kryer një detyrë të madhe ndaj fëmijëve jetim dhe karshi zotit”, u shprehën fëmijet dhe prindërit.
Është paraparë fëmijët të vizitojnë shumë vende historike fetare kulturore të Turqisë.
Mbështetjen financiare për pushimin e fëmijëve jetim i siguron Qyteti i Burësës.
Ata do të qendrojnë 8 dit në Burës dhe 3 në Stamboll.
REXHEP QAMILI
