Protestat në SHBA, shprehet mllefi ndaj policisë, kërkojnë drejtësi
Nuk ndalojnë protestat nëpër qytetet e SHBA-së, rrugët pothuajse në të gjitha qytetet ishin të bllokuara nga njerëzit dhe pjestarë të policisë...

Diku rreth 1000 protestues u ndeshën me policinë në qendrën e Fenixit, e njejtë ishte situata edhe në Luiziana ku pjestarë të armatosur të grupit “Panterat e zi” u përleshën me forcat e sigurisë.
Në Rochester qytetarët qëndronin nëpër rrugë në shenjë të padegjueshmërise qytetare, ku mbetën të arrestuar rreth 70 persona, policia kërkoi falje për arrestimin e dy gazetarëve lokal të cilët ishin në detyrë.
Më shumë jehonë kishtë në protestën në Atlanta, mijëra protestues kerkojnë drejtësi. Policia krijoi barrikada për ta mbajtur turmën jashtë autobanit.
Në Los Anxheles morrën pjesë edhe fytyra të njohura publike, duke u thirur të mos ketë dhunë.
“Shumë nga keto njerëz janë të frustruar për arsye se nuk kanë komunikim me policinë, dhe mundohen që të ngushtojnë hendekun që të lind një dialog”, tha Snop Dog, këngëtar.
Qindra protestues i bllokuan rrugët dhe urat në New York, Miami, San Francisko, Washignton, Indianapolis, Nashwil. Situata ishte e tensionuar edhe në Dallas ku mbetën të vrarë pesë policët nga ana e një afro amerikani në kohën e protestës. Niveli I sigurisë u rrit dyfish kurr policia mori kanosje anonime, pjestarët e policisë menjëhere u shpërndanë nëpër teritorin e qytetit. Qytetarët nga ana tjetër shprehin ngushllime për oficrët e vrarë.
“Këto oficerë humbën jetën duke u munduar ta ruajnë sigurinë, dikush erdhi dhe ua morri jetën shumë tmerruese”…
“Ka shumë urrejte në mes njerëzve kjo është e tmershme”…
“Ka shumë njerëz qe I përkrahin oficerët, e mrekullueshme është të shihet se sa njerëz erdhën për të treguar rrespekt”, thanë qytetarët.
Presidenti Amerikan Barak Obama beri thrije për qetësi dhe I hodhi poshtë të gjitha pretendimet se dhuna në Shtetet E Bashkuara të Amerikës do të kthej të kaluarën dhe do të ketë rritje të ndrajes.
Obama prej në Varshavë udhëton në Spanjë, me pas do ta vizitojë Dallasin për të dhënë nderime për policët e rrënë.
GAZMEND KURTISHI
