Maqedoni

Mërgimtarët mirëpresin zgjatjen e orarit të punës nga SPB – Tetovë

10.07.2016 17:56

Banorët e Tetovës, me theks të veçantë mërgimtarët, kanë mirëpritur hapin e sektorit të punëve të brendshme të Tetovës...

Banorët e Tetovës, me theks të veçantë mërgimtarët, kanë mirëpritur hapin e sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, që me rastin e ardhjes së tyre, ata të zgjasin orarin e tyre të punës deri në orën 19 e 30.
 
Mërgimtarët shprehen mirënjohës për këtë gjest, ndërkohë që shprehen se, kjo është dashur të bëhet shumë më herrët.
 
Shumë  mirë është kjo, do të shkojmë , është dashur të bëhet më herët se kemi pasur probleme , në vitin e kaluar, tani më mirë do të jetë”...
 
“Ashtu kamë dëgjuar edhe unë, nesër do të shkojë ta  provoj , nëse më të vërtet është bërë ashtu është bërë mirë , jeni mërgimtar , po vendimi I qëlluar do të jep rezultatet shumë shpejtë dhe do jep rezultate pozitive”...
 
“Mirë është më siguri për popullin ka më mirë është , ç’far do që të ndodhë ata janë aty, vi nga Orasha, dhe jetojë në Norvegji”, Thanë banorët.
 
Këtë njoftim, javë më parë e bëri në SPB-në e Tetovës, vetë zëvendësministri i punëve të brendshme, zotëri Agim Nuhiu, i cili, mes tjerash deklaroi se, mërgimtarët meritojnë vëmendje të veçantë.
 
“Jam sot këtu për të dhënë mbështetjen time drejtpërdrejt për shërbimet e policisë të cilët do të jenë të angazhuar për këtë periudhë sa mërgimtarët do të jenë në shtëpitë e tyre që të mund ti nxjerrin letërnjoftimet dhe pasaportat edhe në dy turne. Shërbimet tona do të punojnë me dy turne duku filluar prej orës 8:30 deri ora 19:30”, tha Agim Nuhiu, Zv. ministri i punëve të brendshme.
 
Përndryshe, vite me radhë po përsëritet saga e pengesave gjatë marrjes së dokumenteve nga ana e mërgimtarëve në sektorin e punëve të brendshme, kjo, shkaku i orarit të tyre të shkurtër dhe fluksit të madh të mërgimtarëve që kërkojnë të pajisen me dokumente.
 
Mbetet të shohim, nëse reforma e fundit në këtë sektor, do të japë apo jo rezultatet e pritura.
 
VISAR SADIKI