Botë
Siri, militantët e ISIS rrëzojnë helikopterin Rus
10.07.2016 18:28
Autoritetet ruse thanë se dy pilotë rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Palmira në Siri...

Autoritetet ruse thanë se dy pilotë rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Palmira në Siri, kur helikopteri i tyre u godit, duke shtuar numrin e ushtarëve rusë të vrarë në konfliktin e Sirisë në të paktën 12 veta.
Ministria ruse e mbrojtjes në një kumtesë të saj tha se persona të armatosur të grupit ekstremist Shteti Islamik e rrëzuan helikopterin sirian, të cilin pilotët ushtarakë e morën për testim më 8 korrik.
Helikopteri u godit me breshëri nga militantët e IS- it pasi pilotët “përdorën gjithë municionin e tyre dhe po ktheheshin prapa”, tha ministria.
Grupi monitorues SITE, tha se organizata ekstremiste mori përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit.
