Maqedoni

Viktoria Nulland arrin në Shkup, takime me përfaqësuesit e partive politike

11.07.2016 09:22

Diplomatja amerikane, Viktoria Nulland, sot në Shkup filloi setin e takimeve të planifikuara gjatë disa...

Diplomatja amerikane, Viktoria Nulland, sot në Shkup filloi setin e takimeve të planifikuara gjatë disa orëve të qëndrimit të saj në vend. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte i pari nga liderët partiak në agjendën e saj të takimeve.

Ahmeti me sekretaren e shtetit amerikan, Viktoria Nulland, takimin e realizoi në Ambasadën amerikane.

Menjëherë pas këtij takimi, Nulland realizoi takim edhe me liderin e PDSh-së, Menduh Thaçin.

LSDM-ja opozitare njoftoi se takimi mes liderit të opozitës, Zoran Zaev, me sekretaren Nulland do të realizohet në selinë e partiake të LSDM-së, ku më pas në selinë partiake të VMRO-së Nulland do të realizojë takim me liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevskin.

Në paralajmërimin e lëshuar nga Ambasada amerikane në Shkup, mes tjerash, potencohet se ajo gjatë ditës së sotme pritet të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e sektorit civil, prokuroren speciale, Katica Janeva, por jo edhe me kryeministrin Dimitriev dhe me presidentin, Gjorge Ivanov.

Në takime, tema boshte e bisedimeve do të jetë zgjidhja e krizës rrjedhëse politike, por veç më dihet se do të flitet edhe për mbështetjen për punën e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile.

Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.