Maqedoni
Në "Alo mjek" për një javë 1.170 thirrje
11.07.2016 09:27
Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo mjek" gjatë javës së kaluar (prej 4 korrikut deri më 10 korrik) ka pasur 1.170 thirrje, kumtoi Enti shëndetësor Shkup...

Prej 15 shtatorit të vitit 2014 kur ka filluar me punë linja telefonike, deri më tani ka pasur 101.990 thirrje.
Linja është e kapshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të përkeqësimit të shëndetit.
Njëzet e pesë mjekë janë të kapshëm për këshillë mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Paraqitjet janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë nga më e ndryshmja, kardiovaskulare, simptome respiratore, kokëdhimbje, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike.
Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore, u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike./mia
