Maqedoni
Dita botërore e popullsisë
11.07.2016 09:39
Dita botërore e popullsisë - 11 korriku sivjet shënohet nën moton "Të investojmë te adoleshentet"....

Në mesazhin me rastin e Ditës së popullsisë qëndron se kur vajzat duhet të jenë në shkollë dhe t'i paramendojnë mundësitë që u paraprijnë, shumica prej tyre janë të privuara nga ndjekja e ambicieve të tyre për shkak të kurtheve sociale dhe kulturore.
"Derisa opsionet dhe mundësitë e mashkullit zhvillohen kur të bëhet adoleshent, opsionet dhe mundësitë e femrave shumë shpesh zvogëlohen. Gjysma e të gjitha sulmeve seksuale në botë kryhen mbi vajzat e moshës prej 15 vjeç apo më të vogla. Në vendet në zhvillim, një në tri vajzave është në martesë para se t'i mbush 28-vjeç. Ndësa adoleshentet kanë gjasa më të vogla ta fillojnë apo ta përfundojnë arsimin fillor, qëndron në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së me rastin e Ditës Botërore të popullsisë./mia
