Botë

Më shumë se 200 të arrestuar në protestat në SHBA

11.07.2016 10:46

Më shumë se 200 njerëz janë arrestuar në SHBA gjatë protestave natën e kaluar kundër dhunës policore ndaj afroamerikanëve, kumtuan autoritetet lokale...

Mllefi i amerikanëve për shkak të vrasjes së dy afroamerikanëve javën e kaluar nga ana e policisë  nuk qetësohet, ndërsa mes demonstrantëve të arrestuar gjenden edhe aktivistë të shquar të lëvizjes "Jetët e afroamerikanëve janë të rëndësishme".
 
Shumica e protestave ishin të qeta, ndërsa më së shumti demonstrantë janë mbledhur në Nju-Jork, Los Anxhelos dhe San Francisko.
 
Autoritetet pohojnë se në Sent Pol në Minesota shpërthyen trazira të mëdha, në të cilat janë arrestuar 102 persona.
 
Demonstrantët kanë bllokuar një autostradë dhe kanë sulmuar policë me gurë, shishe, mjete piroteknike, kokteje molotovë dhe shufra metalike.
 
Në qytetin Baton Ruzh janë arrestuar mbi 100 demonstrantë.