Botë

Prokurori publik izraelit urdhëroi hetim kundër Netanjahut

11.07.2016 09:52

Prokurori shtetëror izraelit Avishai Mandelblit mbrëmë paralajmëroi se ka urdhëruar hetim për një aferë tani për tani të paspecifikuar...

Prokurori shtetëror izraelit Avishai Mandelblit mbrëmë paralajmëroi se ka urdhëruar hetim për një aferë tani për tani të paspecifikuar, në të cilën është përfshirë edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
 
Ashtu siç lajmërojnë mediat izraelite, paralajmërimi i tillë vijoi pas spekulimeve disajavëshe dhe zërave se është e mundur të ngritet hetim kundër Netanjahut.
 
Prejse ka marrë informata për punët, të cilat mes tjerash kanë të bëjnë edhe me kryeministrin, Mandelblit është takuar me përfaqëduesit e policisë dhe gjyqësisë, pas së cilës ka vendosur të urdhërojë hetim, citohet në kumtesën e Ministrisë izraelite të Drejtësisë.
 
"Theksojmë se nuk bëhet fjalë për hetim penal kundër kryeministrit", theksoi Ministria.
 
Zëdhënësi i Netanjahut deklaroi se sikur edhe në rastet tjera, kur për diçka i dyshuar ka qenë kryeministri, "edhe nga kjo nuk do të dalë asgjë, sepse këtu edhe asgjë nuk ka".
 
Netanjahu muajin e kaluar pranoi se ka marrë para nga  manjati francez Arno Mimran, i cili të enjten ishte dënuar me tetë vite burg për shkak të mashtrimit prej 283 milionë euro në lidhje me lejen për emision të dioksidit të karbonit dhe tatimit të saj./mia