Botë

Merkel: Britania e Madhe nuk do të mbetet në BE

11.07.2016 10:07

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë deklaroi se Britania e Madhe do ta aktivizjë nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës...

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë deklaroi se Britania e Madhe do ta aktivizjë nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës që zyrtarisht ta shpall vendimin për dalje nga Bashkimi Evropian.
 
"Jam e sigurt se kërkesa do të deponohet", deklaroi kancelarja gjermane.
 
Merkel e përjashtoi variantin që Britania e Madhe të mbetet në BE.
 
"Vendimi, sipas meje u soll, kur shumica e britanikëve dëshiruan që vendi i tyre të dalë nga BE-ja", theksoi Merkel.
 
Në referendumin më 23 qershor në Britani të Madhe, 51,9 për qind e britanikëve votuan për dalje nga BE-ja, ndërsa 48,1 për qind e mbështetën qëndrimin në BE.
 
Sipas nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës për dalje nga BE-ja Londra duhet zyrtarisht ta njoftojë Brukselin për këtë qëllim dhe të dërgojë kërkesë përkatëse./mia