Maqedoni
Analistët: Thaçi u frikësua nga personaliteti i Selës
01.04.2014 18:18
Përçarjet në PDSH, sipas analistëve politik, vijnë si pasojë e mospërfilljes së vullnetit të popullit nga liderët dhe grupet e interesave...

Përçarjet në PDSH, sipas analistëve politik, vijnë si pasojë e mospërfilljes së vullnetit të popullit nga liderët dhe grupet e interesave.
Profesori universitar, Mersel Bilalli, vlerëson se ndodhitë në degën e Strugës kanë epilog logjik, pasi elektorati i kësaj partie kërkon diçka të re.
“Mendoj se mesazhi nga dega e Strugës është në drejtim të asaj se nuk mundet permanent, pra të menaxhohet në kuptimin e “sulltan partive”, në bazë të bindjeve dhe interesave individuale kur mund t’i shkelin edhe parimet themelore, elementare, demokratike të mos përfillin vullnetin e një dege. Mendoj se janë momente të fundit të një kodi mental, i cili humb zgjedhjet permanente dhe sërish do të jetë lider kyç i një partie”, deklaroi analisti politik, Mersel Bilalli.
Ndërsa analisti, Nano Ruzhin, vlerëson se mospërfillja e degës së Strugës ndodh për shkak të rritjes së personalitetit të Ziadin Selës, që shihet si kërcënim ndaj liderit Menduh Thaçi.
“Personaliteti i z.Sela është në rritje të shpejtë dhe se me popullaritetin e vet ndoshta edhe e rrezikon liderin aktual të PDSH-së, Thaçin dhe prandaj mendoj se në këtë relacion mund t’i analizojmë një pjesë të këtyre keqkuptimeve mes degës së Strugës dhe qendrës në Tetovë”, theksoi analisti politik, Nano Ruzhin.
Analistët poashtu vlerësojnë se kjo flet edhe për mungesë të kulturës politike, pasi kur veç më ka filluar fushata parazgjedhore, ato ende merren me pakënaqësitë në listat zgjedhore, punë të cilat partitë serioze i bëjnë me kohë. (Mefail Ismaili, TVM2)
